
Shiko shërbimet
Logjistikë për Platforma E-commerce & Posta Ndërkombëtare
Zgjidhje të integruara për bizneset online dhe operatorët postarë:
Shfaq shërbimet
Shërbimet e përfshira
Transport ndërkombëtar i dërgesave
Ne ofrojmë transport ndërkombëtar të pakove dhe mallrave përmes flotës sonë të kamionëve, duke garantuar marrjen e dërgesave direkt nga çdo adresë. Përveç transportit rrugor, në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, ofrojmë gjithashtu transport ajror dhe detar, duke siguruar fleksibilitet maksimal dhe kohë optimale dorëzimi.
Magazinim dhe menaxhim porosish
Mallrat tuaja magazinohen në ambientet tona të dedikuara në terminalin doganor në Vorë. Aty kryhet përpunimi dhe ndarja e porosive sipas kërkesave specifike të klientit. Pas përgatitjes, dërgesat dorëzohen tek korrierët e kontraktuar për shpërndarje të shpejtë dhe të sigurt tek përfituesit finalë.
Procedura doganore të thjeshtuara
Përpunojmë, ndajmë dhe përgatisim pakot postare sipas kërkesave të operatorit. Pas përfundimit të procedurave, dërgesat u kalohen korrierëve të kontraktuar për shpërndarje të shpejtë dhe të sigurt te marrësit finalë.
Procesim dhe shpërndarje pakosh postare
Ne ofrojmë shërbime të specializuara për përpunimin e procedurave doganore, duke përfshirë deklarata të thjeshtuara dhe deklarata përmbledhëse për pakot postare. Ekspertiza jonë siguron përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe përshpejtim të proceseve të zhdoganimit.


